Jennifer Lopez bëhet striptiste

Jennifer Lopez bëhet striptiste

23:07 18/07/2019

Në film përkrah këngëtares Cardi B

Një film ku Jennifer Lopez do të tregojë më shumë se kurrë format e saj.

Traileri i sapo publikuar i projektit kinematografik “Hustlers” e shfaq 49-vjeçaren në rolin e një striptisteje me përvojë e që njëkohësisht trajnon një vajzë të re, e cila do të mësojë këtë profesion.

Historia është frymëzuar nga një artikull i Jessica Pressler, i publikuar në 2015 në “New York Magazine”, ku tregohet për një grup striptistesh që kërcënojnë klientët e tyre të pasur të “Wall Street”.

Pjesë e këtij filmi është edhe reperja Cardi B, e cila para se të bëhej e famshme ka fituar një shumë të madhe parash si kërcimtare e klubeve të natës, të cilat i ka shfrytëzuar për të zhvilluar karrierën si repere.

“Hustlers” pritet ta ketë premierën në 13 Shtator.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT