Jennifer Lopez bën bamirësinë e radhës

Posta

Jennifer Lopez bën bamirësinë e radhës

08:36 26/10/2019

Një vit ushqime për një fëmijë të uritur

Jennifer lopez dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez i  kanë dhuruar ushqime për një vit një nxënësi të një shkolle fillore në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithçka nisi nga një postim në Facebook i një prej mesuesve të shkollës fillore, që shkruante se njëri prej fëmijëve kishte rrëfyer gjatë një orë mësimi për spagetin, se shkonte në shkollë çdo ditë i uritur.

“U prekëm shumë. U përlotëm të dy. Mamaja ime ka qenë mësuese dhe kjo histori është shumë prekëse për ne. Ndaj dhe ne duam të ndihmojmë. Do t’i dërgojmë fëmijës që ka nevojë ushime për një vit”, ka thënë Jennifer Lopez.

Përpara gjestit të këngëtraes, mësuesit e shkollet të gjithë bashkë kishin kontribuuar për të ushqyer fëmijën. Kurse diva e muzikës është njohur për bamirësinë e saj, kur në vitin 2017 dhuroi 1 milion Dollarë për vendin e saj të lindjes, Porto Riko, pas katastrofës që la pas Uragani ‘Maria’.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi