Duan të nisin bashkëjetesën,po mendojnë të blejnë vilën 85 milionë dollarë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë duke shijuar në maksimum dashurinë e tyre. Mediat rozë bëjnë me dije se çifti, është në kërkim të një shtëpie ku do të jetojnë së bashku. Ata janë duke kërkuar për shtëpi në Los Anxheles.

Madje thuhet se një super rezidencë u ka tërhequr shumë vëmendjen të dyve. Bëhet fjalë për një vilë në Beverli Hills, e cila besohet se kushton plot 85 milionë dollarë.

Gjithashtu thuhet se kjo super shtëpi është 38,000 metra katrorë dhe ka 12 dhoma gjumi, 24 tualete, një kompleks sportiv të brendshëm i kompletuar me një fushë basketbolli dhe unazë boksi, një pishinë masive. Por jo vetëm kaq! Pasi brenda kësaj rezidence është një shtëpi vetëm për mysafirët dhe një shtëpi për kujdes. Ka parkim për 80 mysafirë.

Njëkohësisht thuhet se cifti Bennifer kanë parë edhe një shtëpi në San Fernando Valley e cila është në pronësi të Ron Burkle dhe kushton 40 milionë dollarë. Shtëpia shtrihet në një tokë prej 5 hektarë dhe ka një fushë golfi.

Klan News