Martesa me Ben Affleck ka përfunduar, por Jennifer Lopez ende mendon për ish-partnerin e saj. Sipas mediave rozë këngëtarja dhe aktorja e njohur është zemëruar pas fotove të paparacëve që tregonin ish-partnerin e saj shumë të afërt me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner  kanë kaluar shumë kohë së bashku, gjë që ka ngjallur spekulime se aktori mund të ketë ende ndjenja për ish-bashkëshorten.

Pavarësisht se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë finalizuar divorcin vetëm pak javë më parë, media rozë Page Six shkruan se ajo nuk është aspak e lumtur me afrimitetin e tyre.

Aktori dhe Garner u ndanë në vitin 2018, por ata ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera si prindër të tre fëmijëve të tyre. Së fundmi, familja shijoi një fundjavë në Los Anxhelos, ku paparacët fotografuan Affleck dhe Garner duke qeshur dhe duke u përqafuar.

Klan News