Ylli i Hollywood ndan sekretet e “rinisë së përjetshme”

Ajo nuk e shmang kurrë stërvitjen, edhe kur është e lodhur ose pa gjumë.“Ushtrimet në natyrë janë çelësi i lumturisë sime”, ka rrëfyer  ylli i Hollyëood  Jennifer Lopez  për “People”. Aktorja ka treguar se nuk heq dorë nga proteinat dhe qëndron larg alkoolit, cigares dhe kafes.

“Mban një dietë të pastër, sepse ka nevojë për shumë energji për të përballuar të gjitha gjërat që bën. Çdo ushqim është organik dhe është e gjitha shumë mirë e menduar, me ekuilibrin e proteinave me cilësi të lartë dhe shumë ushqime të dendura në lëndë ushqyese. Gjithçka është e freskët”, bën me dije nutricionitja e saj.

Lopez mendon se idealja do të ishte 10 orë, por të paktën 7-8 orë gjumë janë të padiskutueshme për të.

“Unë dua 9 ose 10 orë të mira gjumë, por nuk mund t’i kem kurrë. Por, 7 ose 8 orë, është e detyrueshme për mua. Nëse nuk e bëj thjesht nuk ndihem mirë. Filloj të ndjehem si e çmendur, emocionohem dhe ndjehem e lodhur gjatë gjithë kohës”, është shprehur Lopez.

Ylli i Hollyëood-it ka treguar se ajo kujdeset edhe për detajet e tjera të rutinës së përditshme, duke nisur me faktin se pi shumë ujë, ka një regjim absolut për pastrimin e fytyrës dhe mban gjithmonë një frut në çantë.

Klan News