Jennifer Lopez ka mundur Jennifer Aniston 52 vjeç  dhe Victoria Beckham 46 vjeç, në vlerësimin e yjeve të showbizit më në formë mbi 40 vjeç.

Në listën e publikuar nga klinika estetike “Glowday” ishte dhe Kim Kardashian 40 vjeç.

E dyta në listën e yjeve që kanë sfiduar procesin e plakjes ishte Aniston, me 34 përqind, ndjekur nga Kim me 31 përqind, Will Smith me 30 përqind, Victoria me 28 për qind dhe bashkëshorti i saj David Beckham 45 vjeç, me 23 për qind.

Ky votim vjen pasi u pohua se Jennifer dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez ‘po bëjnë gjithçka që munden për t’i dhënë përparësi marrëdhënies së tyre’./tvklan.al