Ajo kishte vendosur kurorëzonte dashurinë e saj në martesë, por planet mesa duket janë prishur.

Këngëtarja Jennifer Lopez gjatë emisionit online të Ellen DeGeneres Show u shpreh se së bashku me Alex Rodriguez nuk kanë caktuar një datë për ditën e tyre të veçantë për shkak pandemisë.

“Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani”, u shpreh JLo.

Çifti sikurse shumë të tjerë po e kalojnë kohën e tyre në karantinë në Miami së bashku me fëmijët. Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar, Natasha dhe Ella, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian.

Klan Plus