Jennifer Lopez: Jam zemërthyer sepse…



Jennifer Lopez: Jam zemërthyer sepse…

18:50 28/05/2020

Për shkak të pandemisë të shkaktuar nga virusi, çifti i njohur i showbizit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ndryshuan planet e tyre për dasmë.

Lopez në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se planet për këtë verë kanë qenë të shumta, por gjithçka ndryshoi.

Askush nuk e di si do shkojë. Duhet thjesht të presim dhe të shohim se si do ndryshojnë gjërat. Po është disi zhgënjyese në fakt. Ne kemi patur shumë plane për këtë verë, për këtë vit. Por gjithçka po rregullohet tani”.

Në lidhje me shtyrjen e dasmës me Rodriguez, këngëtarja u shpreh se ndjenjat e saj janë të përziera në këtë moment, por pavarësisht se organizimi i dasmës do vonojë, ajo beson se Zoti ka një plan edhe më të madh.

Jam pak zemërthyer sepse ne kishim bërë plane të shkëlqyera. Por nga ana tjetër mendoj që Zoti ka një plan edhe më të madh dhe ne thjesht duhet të presim dhe të shohim. Ndoshta do të bëhet më mirë? Unë dua të besoj se gjithçka do shkojë më mirë”./tvklan.al



Të ngjashme