“Delola Spritz” përmbajnë të njëjtën sasi alkooli sa një gotë vere

Diva e muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, ka lançuar brand-in e ri të pijeve alkoolike të krijuar sipas shijeve të saj personale. 53-vjeçarja, bashkëshortja e Ben Affleck, përmes një video të gjatë publikoi brendin e saj “Delola Spritz” , ku Lopez shfaqet duke e shijuar këtë pije në një gotë të mbushur me akull ndërsa shpjegon me detaje krijimin e pijes së preferuar.

“Jam krenare ta ndaj më ju brendin ‘Delola’, një koleksion i imi i ri dhe unik i pijeve alkoolike, që janë gati për t’u shijuar nga të gjithë ju. Emri i brand-it vjen nga pseudonimi im, Lola. Kështu më quajnë miqtë dhe të afërmit kur ndihem lozonjare dhe e lirë për të vallëzuar pa asnjë brengë”.

Ndër të tjera ajo thotë se ka dashur ta krijoj një pije e cila i mungonte tregut, dhe një pije që është e lehtë për t’u konsumuar dhe përmban përbërës më kualitativ dhe të shijshëm, sepse sipas saj argëtimi nuk duhet të jetë i vështirë.

J.Lo duket se për ta krijuar këtë brand ka përzier shijet e saj të preferuara dhe frutat natyrale si, manaferrat, hibiskusi, portokalli dhe sigurisht frutin tropical të njohur me emrin “frut pasioni”. Këto pije nuk kanë gluten dhe ëmbëlsues artificial, si dhe përmbajnë sasi të njëjtë të alkoolit sikurse një gotë verë.
Deri tani janë krijuar tri lloje të pijes, “Bella Berry Spritz”, e cila përmban vodka, manaferra dhe hibiscus, “Paloma Rosa Spritz”, e krijuar me tekila dhe ‘grapefruit’, si dhe “L’Orange Spritz” e cila përmban liker “Amaro”, portokall dhe frut pasionin.

Klan News