Karriera e saj e shumëanshme e presioni i jetës në qendër të vëmendjes

Ylli i popit, Jennifer Lopez ndau me ndjekësit një pjesë të shkurtër të dokumentarit të saj në Netflix “Halftime” dhe konfirmoi se traileri zyrtar do të publikohet të mërkurën. Këngëtarja do të sjellë në vëmendje “karrierën dhe presionin që ka ndjerë gjatë jetës së saj artistike”.

52-vjeçarja zbuloi nga pak atë që mund të presin fansat përmes tregimeve në Instagram, me fragmente të provave të saj për performancën ikonike të Super Bowl 2020 së bashku me Shakirën.

“Unë e bëj këtë për t’u lidhur me njerëzit dhe për t’i bërë ata të ndjejnë gjëra”, tha ajo. “Dua diçka të vërtetë!”

Titulli i filmit i të cilit është një shenjë për hyrjen e saj në të 50-at, premton të zbulojë për jetën e saj brenda dhe jashtë skenës.

2019 ishte një vit i madh për Lopez, jo vetëm që ajo festoi momentin e rëndësishëm, por shënoi edhe publikimin e filmit të saj hit “Hustlers” – për të cilin ajo mori një nominim për Golden Globe dhe ringjalljen e  fustanit të saj ikonik tropikal Versace  nga Grammy 2000 në Javën e Modës në Milano.

Klan News