“Unë besoj në martesë dhe dua të plakem me dikë me të cilin mund të ndaj një marrëdhënie të fortë”

. Këto janë fjalë të Jennifer Lopez vetëm pak kohë më parë, që tashmë duket se e gjeti njeriun me të cilin do ta kalojë jetën e saj.

49-vjecarja i ka thënë “Po” propozimit të Alex Rodriguez me të cilin bashkëjeton prej dy vitesh.

Ka qenë vetë çifti që e ka dhënë lajmin duke postuar të dy në rrjetin social Instagram një foto të cilën ish kampioni i bejzbollit e shoqëron me mbishkrimin “Ajo tha po”.

Me dorën mbi atë të 43-vjeçarit, JLo mban në gisht unazën mahnitëse me një gur të çmuar smerald 20 karatësh në formë katrore, që sipas mediave ndërkombëtare ka një vlerë prej 4.5 milionë dollarësh.

Propozimi është bërë në Bahamas, ku ata janë duke kaluar pushimet. Kjo do të jetë martesa e katërt për Jennifer Lopezin, e cila nga martesa me Marc Antonyn ka dy fëmijë.

Tv Klan