Përmes një postimi në rrjetet sociale, i kërkon të qëndrojë e fortë

Jennifer Lopez ka treguar mbështetjen e saj ndaj Britney Spears, mes luftës së vazhdueshme me ish-bashkëshortin, Kevin Federline.

Britney ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i treguar fansave të saj për këshillat që Jennifer Lopez i kishte dhënë kohë më parë.

“Në një botë ku ke të drejtë të përdorësh këmbët… zemrën… gojën… sytë…dhe trupin…të shprehesh sado të mundesh! Deklarata e Pavarësisë…për barazi dhe për të qenë të barabartë! Siç tha një herë Jennifer Lopez:’Shiko tek ajo kamera dhe thuaji çdo vajze të vogël në botë të ngrejë zërin dhe të mos tërhiqet kurrë për t’i dhënë dritë padrejtësisë’. Unë jam këtu për të ndarë me ju mesazhin se liria është një gjendje shpirtërore! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

53-vjeçarja ka reaguar menjëherë duke e bërë repost postimin me mbishkrimin “Qëndro e fortë”.

Kujtojmë se ish-bashkëshorti i këngëtares, Kevin, ndau pamjet e Britney duke u grindur me dy djemtë e saj. Pamjet e fshira tani, të filmuara dhe të shpërndara pa pëlqimin e artistes, vijnë pasi ikona e muzikës pop pretendoi se djemtë e saj adoleshente nuk ishin sjellë siç duhet ndaj saj kur e vizituan.

Klan News