Albumi i këngëtares është i pari në tetë vite që sjell për publikun

Artistja Jennifer Lopez shqetësoi fansat pasi hoqi të gjitha postimet e saj në rrjetet sociale. Por kjo lëvizje mesa duket është bërë për arsye marketingu pasi Lopez njoftoi albumin e saj të ri muzikor të titulluar “This is me …now”.

Ky do të jetë një vazhdim i albumit të këngëtares të vitit 2002 “This Is Me… Then”, i cili përfshinte këngën hit “Jenny From The Block”.

Të dy albumet lidhen me partnerin e saj aktual Ben Affleck. “This Is Me… Then” u bë kur JLo u fejua me aktorin fitues të “Oscar”, ndërsa “This Is Me…Now” është krijuar pasi ajo u rikthye me yllin dhe u martua me të.

Ajo gjithashtu ndau imazhe nga albumi i vjetër dhe albumi i ri për të treguar se si ka ndryshuar. Në kopertinën e albumit të vjetër ajo shihet me një veshje rozë të tejdukshme, një kapele dhe flokë të shkurtra. Ndërsa në kopertinën e albumit të ri, ylli kishte veshur një bluzë të bardhë që zbulonte barkun e saj të tonifikuar, duke e kombinuar me pantallona të zeza lëkure dhe një xhaketë që i binte nga supet.

Albumi i fundit i artistes ishte ai në vitin 2014. Që atëherë, ajo ka zgjedhur vetëm të publikojë  këngë ku një pjesë e mirë e tyre janë bashkëpunime si “Dinero” me Cardi B dhe DJ Khaled dhe “Us” me Skrillex, si dhe ka bashkëpunuar me Maluma. Përtej karrierës së saj muzikore, Lopez ka treguar se është mjaft e zonja edhe si aktore ku ka luajur për shumë filma ndër vite, si Hustlers , Marry Me dhe Second Act.

Klan News