Jennifer Lopez është nominuar për Golden Globes për herë të parë në 20 vjet për rolin e saj si Ramona në Hustlers.

Në një video që ajo e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ka falënderuar “Hollywood Foreign Press Press” për përkrahjen.

“Jam shumë e entuziazmuar dhe po aq e emocionuar që kam arritur ta njoh këtë rol,” tha Lopez.

Hera e fundit që JLO u nominua për një Golden Globe ishte kur ajo luajti në filmin Selena në 1997.

“Ramona ishte një karakter kompleks dhe ishte një nder dhe një sfidë për ta rikthyer atë,” përfundoi ajo. /tvklan.al