Këngëtarja vendosi ta shiste pasi nuk mund të bënte një jetë private në shtëpinë e saj në Nju Jork

Ndërsa këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez po kërkon për një shtëpi në Kaliforni së bashku me partnerin e saj, aktorin Ben Affleck, ajo ende nuk ka mundur të shesë shtëpinë e saj 25 milionë dollarëshe në Manhattan.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme amerikane nuk po arrin të shesë apartamentin e saj tejet luksoz në Manhatan të Nju Jorkut e cila ka qenë në treg për gati katër vite.

 Sipas një burimi të brendshëm, Jennifer  kuptoi se zona në të cilët ndodhej shtëpia nuk ishte  mjaftueshëm private për të jetuar.

“Me të vërtetë nuk është ideale për të atje“, shpjegoi burimi.

Por në vitin 2019,  shtëpia pësoi  një ulje çmimi prej 1.96 milionë dollarë. Megjithatë, nuk ishte aq e mjaftueshme për të tërhequr një blerës dhe shtëpia mbetet edhe sot në shitje.

Me mbi 6,500 metra katrorë hapësirë ​​të brendshme dhe 3,000 metra katrorë hapësirë ​​të jashtme, vendbanimi luksoz përmban katër tarraca të ndara të shpërndara në dy kate me pamje nga Madison Square Park.

Klan News