“Pa Ti + Lonely” është bashkëpunim me artistin kolumbian Maluma

Jennifer Lopez ka publikuar dy këngë të reja në një klip të vetëm, bashkëpunim me artistin kolumbian Maluma, titulluar “Pa Ti + Lonely”.

Teksti në spanjisht, muzika, koreografia, kimia që kanë dy këngëtarët latinë, gjithçka është e nxehtë. Jennifer shfaqet më seksi se kurrë dhe me një luk të jashtëzakonshëm.

Gjithçka mes dy artistëve nisi kur po punonin për filmin më të ri “Mary Me”, në të cilin Maluma luan të fejuarin e Lopez. Vetë 51-vjeçarja ka deklaruar se energjia e tyre ishte shume pozitive që në fillim çka i çoi në idenë për të bashkëpunuar edhe në muzikë.”

“Pa Ti + Lonely” do të jetë edhe kolonë zanore e filmit, që pritet të dalë në kinema në vitin 2021.

Tv Klan