“Bëj gjithmonë atë që dua”

Kopertina e revistës prestigjioze GQ për Nëntorin i është kushtuar divës së muzikës, Jennifer Lopez.

E ka quajtur ikonë të 2019 dhe ilustrimet janë mbase më shumë. Veshur me fustan të zi lëkurë, me flokë të çrregullt, grim minimalist, Jennifer mbase për herë të parë më shumë se seksi është shprehëse, miksim i transparentes me trasgresiven.

50 vjeç, me format që nuk e tradhtojnë kurrë, Jennifer rrëfen se bën gjithmonë atë që do, moto e cila e ka çuar më larg se ëndrrat e saj të fëmijërisë.

Këngëtarja ka folur edhe për pjesëmarrjen e saj ne Super Bowl Show 2020, ku do të përformojë bashkë me Shakirën.

Tv Klan