Jennifer Lopez tregon për të gjithë sekretin e pamjeve rrëzëllitëse në daljet e saj publike. 50 – vjeçarja amerikane vendos në krye të listës gjumin e mirë dhe cilësor.

“Trupit i duhet shumë gjumë. Unë fle rreth 8 orë, edhe pse është mirë të flemë 9 deri në 10 orë”, shprehet Lopez.

Si një element të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave dhe sigurimin e freskisë së dëshiruar ajo rendit ushqimin bio, frutat dhe perimet e freskëta. Marrja e këtyre produkteve gjatë vakteve të ditës konsiderohen nga vetë ajo si sekreti i një lëkure të pastër.

Bukuroshja tregon se nevojitet një stil i shëndetshëm dhe përveç sigurimit të një regjimi të mirë ditor në gjumë dhe ushqim, duhen eleminuar edhe alkooli dhe duhani, që sipas saj janë pengesa më e madhe për të jetuar shëndetshëm.

Gjithashtu, aktorja hollivudiane e lidh bukurinë edhe me gjenetikën. Lopez shprehet për mediat ndërkombëtare se ajo ka gjenet e duhura që i mundësojnë një lëkurë të bukur. Ajo shton se shkëlqimi i lëkurës është i trashëguar nga nëna dhe gjyshja.

Krahas kësaj, ylli i kinematografisë shpjegon se gjendja emocionale ndikon edhe në paraqitje. Sipas saj, ndjenjat pozitive mundësojnë një harmoni mes bukurisë shpirtërore dhe asaj të jashtme.

Gjithsesi, Jennifer ka disa rituale, të cilat nuk i anashkalon asnjëherë. Stërvitja intensive ditë pas dite, heqja e grimit para gjumit, përdorimi i kremrave të natës për të mbajtur lëkurën të hidratuar janë vetëm disa nga masat e marra nga JLo për t’u dukur gjithmonë magjepsëse.

Klan Plus