Veshja e Jennifer Lopez në shfaqjen e “Dolce & Gabbana” në Venecia i la të gjithë gojëhapur. E veshur kokë e këmbë me markën prestigjioze të stilistëve të njohur, me pantallona, kanatiere dhe një pelerinë të zbukuruar me ornamente florale, një diademë të artë në flokë dhe taka të arta, ylli shkëlqente e tëra.

Por, mjaftoi një puhizë e lehtë që të dilte një detaj i vogël – etiketa e veshjes. Me shumë mundësi, pelerina i është dhënë hua për shfaqjen, siç ndodh rëndom në të tilla raste, por detaji nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve.

Me apo pa etiketë, 52-vjeçarja ia doli të rrëmbente vëmendjen dhe të dukej për mrekulli./tvklan.al