Drejtuesi i rrjetit social zgjodhi të mos japë arsye

Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social “Twitter”, Jack Dorsey ka dhënë dorëheqjen.

Në deklaratën e tij të publikuar në median sociale mbi vendimin e largimit ai u shpreh  se ka vendosur të largohet nga Twitter sepse beson se kompania është gati të largohet nga bashkëthemeluesit e saj.

Pavarësisht dorëheqjes Dorsey do të mbetet anëtar i bordit deri në përfundimin e mandatit të tij në mbledhjen e aksionerëve e cila do të mbahet vitin e ardhshëm.

Jack Dorsey do të mbetet CEO i Square, kompanisë së tij për pagesa dixhitale. Deri tani ai ka qenë personi i vetëm si CEO që ka mbajtur këtë rol në dy kompani publike me vlerësime tregu në mbi 5 miliardë Dollarë.

Pas vendimit të tij aksionet e Twitter shënuan një rritje prej 2%.

Rolin e CEO-s në kompani e ka marrë ish-shefi i teknologjisë dhe anëtari i bordit Parag Agrawal.

Tv Klan