Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij.

Partia më e madhe në koalicionin e krijuar nga Michel, “Flemish N-VA” u largua një javë më parë pas një mosmarrëveshje për nënshkrimin e paktit të migracionit.

Largimi i partisë aleate e ktheu qeverinë e Charles Michel në një pakicë. Ndaj kabinetit të tij u paraqit një mocion mosbesimi në Parlament, por Kryeministri dha menjëherë dorëheqjen.

Partia e krahut të djathtë “Flemish N-VA”, që ka shumicën në Parlament, tha se tërhoqi ministrat nga qeveria pasi Kryeministri Michel refuzoi kërkesën e tyre që të anulonte nënshkrimin e paktit për emigracionin me Kombet e Bashkuara. /

tvklan.al