Theresa May njofton dorëheqjen

Theresa May njofton dorëheqjen

15:30 24/05/2019

Theresa May paralajmëroi këtë të premte dorëheqjen e saj. Kryeministrja britanike do të largohet nga posti i saj si lidere e konservatorëve më datë 7 Qershor, duke i hapur kështu rrugën një kryeministri të ri.

Në një deklaratë emocionale të bërë nga Downing Street, May tha se kishte bërë më të mirën për të respektuar rezultatet e referendumit të 2016-s. Ajo shtoi se largohet nga pozicioni i Kryeministres me keqardhje të madhe që nuk mundi ta çonte deri në fund Brexit-in.

Megjithatë, May u shpreh se një Kryeministër i ri, ishte në interesat më të mirë të vendi.

Ajo do të vijojë të shërbejë si Kryeministre ndërkohë që konservatorët zhvillojnë garën për zgjedhjen e liderit të ri, që pritet të nisë javën e ardhshme./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT