Jepen 230 milionë USD rimbursim për TVSH në 2019-n

Jepen 230 milionë USD rimbursim për TVSH në 2019-n

15:36 23/02/2020

Financat: Shlyhem pagesat, nuk krijojmë me detyrime të reja

Financat kanë arritur të shlyejnë të gjithë stokun e akumuluar të tatimit mbi vlerën e shtuar ndaj kompanive private, një problem mjaft i madh dhe që vuri në vështirësi pjesën dërrmuese të bizneseve në 2019-n.

Në Janar të vitit të shkuar, tatimet duhet t’i përgjigjeshin një kërkese për rimbursim, për një shumë prej 170 milion dollarë, ku 100 milion i takonte 3 shoqërive TAP, Ayen dhe Bankers.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave thotë se i gjithë stoku për pjesën tjetër të bizneseve është paguar dhe nuk ka më vonesa, ndërsa drejt mbylljes janë edhe detyrimet për 3 firmat e mëdha me të cilat është bërë marrëveshje.

Ministria e Financave ka planifikuar në buxhet se për këtë vit do të rimbursojë 210 milion dollarë TVSH, 100 për shoqëritë që ka hyrë në marrëveshje për pagesë me këste dhe 110 milion dollarë për kërkesat e tjera që do të vijnë. Niko Lera thotë se nuk do të krijohen më detyrime të reja për këtë vit.

Shqetësimi për rimbursimin në kohë të tatimit mbi vlerën e shtuar është ngritur shpesh nga shoqatat e biznesit prej më shumë se 1 dekade, duke detyruar qeverinë të vendoste me ligj afate të shlyerjes së kësaj takse, po pavarësisht kësaj problemi i kthimit në kohë mbeti.

Aktualisht janë duke u dhënë në kohën e duhur brenda 45 ditëve TVSH-ja për bizneset eksportuese dhe brenda 60 ditëve për importuesit. Viti 2019 kapi vlerën më të lartë historike të kthimit të TVSH-së, duke arritur në 230 milion dollarë, nga 126 milion që ishte vendosur rekordi në 2018-n.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi