Dy arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 37 detyrim paraqitje ka qenë vendimi i togave të zeza për 42 të arrestuarit nga policia gjatë protestës së opozitës së dy Qershorit.

Më herët në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura që zgjati për afro 5 orë e 30 minuta në Gjykatën Penale, organi i akuzës kërkoi arrest me burg për 25 protestues dhe detyrim paraqitje për 17 të tjerë.

Përfaqësuesit e opozitës sikundër arrestimet edhe vendimin e  gjykatës e cilësuar politik.

Të arrestuarit akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm, Kundërshtim të punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse”.

Si pasojë e kapsollave dhe sendeve të forta të hedhura në drejtim të uniformave blu në protestën e 2 Qershorit mbetën të plagosur 10 policë.

Tv Klan