Fituesi i ‘Topit të Artë’ do të zbulohet sot në mbrëmje në Paris në ceremoninë që do të nisë në orën 20:45.

Kandidati kryesor për ta fituar sipas mediave sportive ndërkombëtare është Lionel Messi, ndërsa si rival shikohet Erling Haaland.

Messi vjen kampion bote me Argjentinën, ndërsa Haaland si golashënuesi më i mirë i Premier League dhe si kampion i Anglisë, fitues në FA Cup dhe natyrisht triumfues në Champions League me Manchester City.

Për Lionel Messi do të ishte hera e tetë që do të merrte Topin e Artë, duke u shkëputur akoma më shumë nga Cristiano Ronaldo, i cili është ndalur në 5 trofe dhe nuk është pjesë e finalistëve këtë vit.

Erling Haaland nuk e ka fituar më parë Topin e Artë dhe renditen më të mirë e ka vitin e kaluar ku u klasifikua i dhjeti.

Sot në ceremoninë që do të mbahet në Paris do të dorëzohet edhe Topi i Artë për femra, Trofeu Kopa për lojtarin më të mirë të ri dhe Trofeu Yashin për portierin më të mirë.

Tv Klan