Jepnin informacione për Ervis Martinaj, gjykata jep vendimin


Jepnin informacione për Ervis Martinaj, gjykata jep vendimin

15:36 06/10/2022

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që autoritetet nuk kanë asnjë informacion për fatin e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, emri i tij vazhdon të lakohet, por në këtë rast si i dëmtuar.

Gjykata e Tiranës ka cilësuar fajtorë dhe ka dënuar me nga 2 vite burg 3 personat që akuzoheshin nga prokuroria për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e biznesmenit Ervis Martinaj.

Bëhet fjalë për ish-punonjësin e policisë në Durrës, Ardian Ahmeti, që mbante detyrën e shefit të IT-së në këtë drejtori, Dejvison Serjani dhe Nensi Shaqiri, e cila punonte në një agjenci udhëtimesh. Gjykata i ka konveruar dënimin Nensi Shaqirit në shërbim prove me 3 vite për shkak se ajo ka fëmijë të mitur vetëm 1 vjeç. 

Sipas dosjes së prokurorisë, kjo e fundit punonte në një agjenci udhëtimesh në zonën e “Myslym Shyrit” dhe siguronte informacionet për udhëtimet e Ervis Martinajt nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në drejtim të Turqisë.

Sipas organit të akuzës lëvizjet e Ervis Martinajt jashtë vendit i dërgoheshin Leonard Dukës ose siç thirret ndryshe si “Princi Damian”, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e ish-shokut të tij që u kthyen në armiq në këto dy vend. Këto informacione, janë shitur për një shumë prej 30 mijë eurosh. Bëhet fjalë për lëvizjet e Martinajt gjatë fillimi të viti 2019 kur përplasja mes Dukëve dhe tij ishte shume e fortë. 

Klan News












Të ngjashme