Një mësues në Brazil ka rënë pre e grabitjes në shtëpinë e tij teksa po jepte mësim online në “Zoom”.

Grabitja ka ndodhur live dhe është parë nga nxënësit. Mësuesi 51-vjeçar Mario Candido Santos po fliste me nxënësit e tij kur 5 persona iu futën në apartament dhe filluan ta kërcënonin për të marrë para dhe sende me vlerë.

Ata kërcënuan edhe vajzën shtatzënë të mësuesit. 23-vjeçares i kishin lidhur duart dhe i kishin mbuluar kokën.

Grabitësit nuk e dinin që gjithçka po transmetohet live. Policia braziliane i arrestoi 5 grabitësit. Tre prej tyre ishin minorenë.

“Isha i tmerruar. Ata më sollën vajzën time shtatzënë dhe më thanë t’u tregoja ku janë paratë ose do ta lëndonin”, ka thënë mësuesi 51-vjeçar. /tvklan.al