Opinionistja e spektaklit Love Story në TV Klan, Jerina Lalaj, ka folur gjatë hapësirës publicitare për raportin e Saimirit me vajzat.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Jerina është shprehur se takimet janë të bukura, por përtej fasadës, gjërat e vërteta duhet të dalin në pah.

Më tej ajo ka komentuar edhe qëndrimin e Robertit, ku ka theksuar se Aliaj emocionohet vetëm me gjërat që ai kuadraton vetë.

“Saimiri duhet ta ndajë mendjen për të kuptuar pak më tepër që edhe vajzat të mos kenë aq shumë pritshmëri deri në fund”, u shpreh Jerina.

Si t’u dukën takimet?

“Takimet janë të bukura dhe kanë një llojë atmosfere që të gjithë do të donim që të bënim. Unë besoj se të gjithë kur jemi në marrëdhënie bëjmë këto videot e bukura. Por përtej fasadës gjërat e vërteta duhet të dalin në pah dhe unë e dua të vërtetën.

Është shumë e vështirë ta emocionosh Robertin sepse ai emocionohet vetëm me gjerat që ai kuadraton dhe i ka të pikturuara në kokën e vet.

Më pëlqen fakti që vajzat duan ta çojnë Saimirin aty tek rrënjët e veta për të parë nga vijnë, si e perceptojnë qytetin e tyre…është shumë e rëndësishme të mos harrojmë nga vijmë”, deklaroi ajo./tvklan.al

https://youtu.be/MFes0p7msDY