Krisjet në marrëdhënie kanë ardhur pas publikimit të librit të Britney Spears

Romanca e gjatë mes Justin Timberlake dhe Jessica Biel, e cila është në vitin e saj të 12-të, mund të jetë afër përfundimit.

Këngëtari dhe aktorja të cilët ishin një nga çiftet më të bukura në Hollywood që prej dhjetorit të 2011-ës, u fejuan dhe një vit më vonë u martuan duke organizuar një ceremoni të bukur në Fasano të Italisë.

Por duket se pas viteve të bukura marrëdhënia e tyre nuk është në momentet më të mira.

“Edhe pse ata e duan njëri-tjetrin, thjesht nuk zgjidhin disa nga problemet e tyre”, është shprehur një burim i afërt për “Life & Style”.

Mesa duket, problemet në çift erdhën pas  publikimit të librit biografik të  Britney Spears, “The Women In Me”, ku ajo zbuloi detaje të reja nga marrëdhënia e tyre e hershme. “Princesha e Pop-it”  zbuloi se ishte artisti ai që e detyroi atë të abortonte fëmijën që ata të dy prisnin.

Çifti tashmë ka nxjerrë në shitje tre pronat e tyre që kanë blerë së bashku në Tenesi, Kaliforni dhe New York,  shenjë që tregon se ata po  po ndajnë pasurinë e tyre për një zgjidhje të mundshme martese.

Klan News