Jessica Fox ka bërë një debutim spektakolar në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike. Australiania ia doli të rrëmbejë medaljen e bronzit në kategorinë C1 të kajakut në Tokio. Por kjo nuk është befasia e madhe nga atletja Foks. Ajo e bëri këtë arritje me ndihmën e një prezervativi.

Kajaku i saj kishte pësuar dëmtim në pjesën e përparme dhe për ta rregulluar ajo përdori një prezervativ.

Gjithçka u bë e ditur nga vetë sportistja në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shkruan se elasticiteti dhe fortësia e prezervativit bën që të mos deportojë ujë në kajakun e dëmtuar. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak minutash.

Klan News