Chris Watts, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të tij, rezultoi se ka tentuar të mbysë të dashurën e tij gjatë seksit. Gruaja, që foli në mënyrë anonime për Radar Online, pretendoi se Watts i pëlqente “seksi kafshëror” dhe “ e humbte” gjatë marrëdhënies.

Ajo tha gjithashtu se Chris i kishte treguar “fantazi përdhunuesi” gjatë tradhëtisë me të në muajin Maj dhe Qershor. Ata u njohën në një aplikacion për takime online dhe ajo tha se tradhëtia përfundoi disa javë para se të vriteshin gruaja dhe dy vajzat e tij.

E dashura e Chriss tha:

“Ai më vendoste duart në fyt gjatë marrëdhënies seksuale. Kjo më tmerronte. Ai kishte një fantazi përdhunim dhe ishte shumë i çuditshëm. Kur ishim duke kryer marrëdhënie, ai ishte shumë kafshëror dhe shndërrohej në një person komplet tjetër. Chriss nuk ishte nga ata burra që të përkëdhelin dhe shohin filma me ty”.

Ajo shtoi se i ndërpreu marrëdhëniet me të kur Watts nuk e nxirrte më për takime, pasi ndihej sikur e përdorte vetëm për seks.

33-vjeçari përdorte fotografi të ndryshme në aplikacionin Tinder dhe thoshte se ishte i divorcuar. Së fundmi janë shpërndarë fjalë se Chris kishte marrëdhënie edhe me burra edhe më gra. Një burrë telefonoi në një televizion dhe tha se ishte lidhur me Watts nga një aplikacion online.

Chris Watts është arrestuar më 15 Gusht 2018 për akuzat “tre vrasje të shkallës së parë”, “dy vrasje të shkallës së parë të fëmijëve nën moshën 12-vjeçare” dhe “fshehjen e tre trupave të vdekur”. Prokurorët mund të kërkojnë edhe dënimin me vdekje nëse provohen krimet për të cilat është akuzuar.

Thuhet se ai po kontrollohet çdo 10 minuta nga rojet e burgut, pasi dyshohet se mund të kryejë vetëvrasje.

Detektivët besojnë se ai i ka vrarë dy vajzat e tij, 3 dhe 4-vjeçare, para se bashkëshortja të kthehej në shtëpi nga një udhëtim pune. Më pas vrau dhe bashkëshorten Shanann dhe i varrosi pranë kompanisë së naftës, ku punonte.

Trupi i bashkëshortes u gjet në një gropë të cekët pranë kompanisë, ndërsa trupat e vajzave u gjetën të zhytyra në fuçitë e naftës.

Por Watts pretendoi se u zgjua kur u rikthye bashkëshortja nga udhëtimi dhe i tha se po e tradhëtonte dhe se donte të ndahej prej saj. Ai tha se pa në monitorin e foshnjeve bashkëshorten duke mbytur vajzat e tyre dhe nga tërbimi e vrau. /

tvklan.al