“Jeta e gënjeshtër e të rriturve” i autores italiane Elena Ferrante, është romani më i ri i cili vjen i përkthyer nga Agim Doksani. Gjithçka e ka zanafillën në Napoli, ku Elena Ferrante krijon personazhet që me kalimin e kohës nxjerr prej tyre mashtrimin dhe vetëmashtrimin që përdorin për të përligjur veprimet e veta.

Xhovana, personazhi kryesor, është një vajzë në prag të adoleshencës. Fytyra e saj e bukur prej fëmije shndërrohet dalëngadalë dhe merr tiparet e një adoleshenteje të shëmtuar dhe të egër. Ajo kërkon pasqyrimin e saj në dy faqe të një qyteti që e kanë frikë dhe e urrejnë njëra-tjetrën: Napoli i sipërm, i veshur me një maskë elegance dhe Napoli i poshtëm, vendi i vulgaritetit.

Dashuria mbetet në qendër të jetës më shumë se ç’duhet. Kjo ndjenjë sublime  ngatërrohet me seksin dhe i verbon personazhet, duke iu  rrëmbyer aftësinë e gjykimit.

Ferrante vë përballë njëra-tjetrës klasin dhe vlerën, fenë dhe besimin, besnikërinë dhe sekretet, seksualitetin dhe virgjërinë si mënyra për të humbur dhe për të fituar pushtet.

Klan Plus