Bashkëshortja e djalit të Enver Hoxhës, Liljana Hoxha ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, nga ku rrëfeu jetën e saj në shtëpinë e diktatorit.

Në studio u transmetuan pamje të viteve 1972-1973 nga arkiva e Partisë së Punës së Shqipërisë, ku shfaqet ceremonia martesore e Sokol dhe Liljana Hoxhës. Kjo e fundit tregoi: “Kam hyrë në Bllok në vitin 1967, në moshën 16-vjeçare për Vit të Ri. Për Bllokun nuk mund të dije shumë, por mendoj se nuk kishte shumë kuriozitet në atë kohë sepse nuk ishte bërë akoma një mister i madh. Unë nuk kisha asnjë lloj kurioziteti, isha vajzë e lexuar dhe e emancipuar. Takimi im i parë me Enver Hoxhën ishte i mrekullueshëm, por unë isha në pozitat e një vajze populli që ka shkuar prej Sokolit. Kështu që isha krejtësisht e mbuluar në marrëdhënien personale. Por kur më thërriti më vonë për të më takuar si të zgjedhurën e Sokolit, unë nuk i kam vajtur sepse nuk e pranoja dot atë rol. Unë kam ndjerë mbi vete presione të çuditshme, duke filluar nga bashkëmoshatarët dhe sidomos nga mësuesit dhe pedagogët”./tvklan.al