Maska bëhet e detyrueshme në publik në disa rajone

Rajoni i Lazios po punon për një regullore të re për të bërë të detyrueshme përdorimin e maskës edhe në ambiente publike. Sipas autoriteteve, problemi qëndron tek jeta e natës.

Ka shumë festa dhe grumbullime, njerëzit nuk kanë treguar deri tani përgjegjshmëri dhe rreziku i përhapjes së virusit është shumë i lartë.

Për të shmangur atë që ndodhi në Katalonjë, pra karantimin e mbi 4 milionë njerëzve, zyrtarët shëndetësore propozojnë edhe kryerjen e testeve të shpejta anti-Covid në aeroport veçanërisht për fluturimet nga zonat e rrezikut si Bangladesh dhe Pakistani.

Në Capri ndërkohë maska është bërë e detyrueshme në ambiente të hapura edhe në fundjavë, duke nisur nga e premteja deri të dielën. Por një vezhgim i Reuters tregon këtë situatë në plazhe. Qytetarët jo vetëm që nuk përdorin maska, por nuk ruajnë as distancën minimale.

Si një ndër vendet më të prekura, Italia duket se ka lënë pas situatën kritike të epidemisë, por lehtësimi i masave ka çuar në rritjen e numrit të rasteve të reja. Për të shmangur rikthimin e një vale të dytë, autoritetet po marrin masa të reja kufizuese veçanërisht në lokalet e natës dhe plazhe.

Tv Klan