Jeta “ferr” nga dashuria, gruaja kërkon divorcin

Jeta “ferr” nga dashuria, gruaja kërkon divorcin

18:36 24/08/2019

Një grua kërkoi të divorcohej nga bashkëshorti i saj, sepse ai e dashuronte më shumë sa duhet. Gruaja, emri i së cilës nuk dihet, shkoi përpara një gjykate në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kërkoi ndarjen, një vit pas martesës.

“U mbyta nga dashuria ekstreme dhe afeksioni. Ai më ndihmonte edhe për të pastruar shtëpinë”, tha gruaja para gjykatës.

Sipas asaj që shkruan Kaleej Times, natyra tejet e dashur e burrit, ia ka bërë jetën “ferr” bashkëshortes së tij.

“Më merr malli për një diskutim, por duket e pamundur me bashkëshortin tim romantik që më fal gjithmonë dhe më mbulonte me dhurata. Dua një diskutim real, pse jo edhe një sherr, jo këtë jetë pa asnjë lloj përplasje dhe vetëm me bindje“, u shpreh ajo.

Por bashkëshorti i saj thotë se nuk ka bërë asgjë gabim dhe se thjesht kërkon të jetë një bashkëshort perfekt dhe i mirë. Ai mësohet se i kërkoi gjykatës që ta këshillonte bashkëshorten e tij që të tërhiqej nga kërkesa e saj për divorc.

“Nuk është e drejtë që të gjykosh një martesë vetëm nga viti i parë dhe të gjithë mësojnë nga gabimet e tyre“, tha ai para gjykatës.

Trupa gjykues vendosi shtyrjen e çështjes, në mënyrë që t’i jepte çifti kohë për të zgjidhur problemin e tyre./tvklan.al

Të ngjashme
UKT