Fokusi i Natalie Portman pas divorcit janë fëmijët.
Në një bisedë me Jenna Ortega për Interview, 43-vjeçarja tregon se kjo periudhë është mjaft e zënë për të. Sapo ka mbaruar xhirimet e “The Gallerist” dhe një mori projektesh të tjera që do të publikohen në muajt në vijim. “Duhet të gjesh lumturinë, lehtësimin dhe humorin në punën tënde kur gjërat s’janë të lehta në shtëpi”, shprehet ajo.
Aktorja dhe koreografi Benjamin Millepied finalizuan divorcin në mars të këtij viti. Ajo tregon si po vijon jeta me dy fëmijët, Aleph, 13 vjeç dhe Amalia, 8.
“Fëmijët e mi janë gjithmonë burim gëzimi sepse i sheh të zhvillohen në individë”, tha ajo.
Më pas tregon për ndjesitë e mëmësisë ndërsa ndiqte karrierën. “Mezi prisja të kisha fëmijë dhe me një person që e dashuroja. Por është shumë e rëndësishme të kesh njerëz që të mbajnë me këmbë në tokë”.





Përgjatë bisedës, Portman e cila njihet si person shumë i rezervuar zbulon një sekret të ruajtur mirë: me personin e duhur, është një libër i hapur.
Ajo tregon sesi krijoi një imazh të vajzës serioze, studioze dhe të zgjuar për veten që të mos ulmohej duke siguruar një mekanizëm mbrojtës që funksionon.
“Mendoja se ky është çrregullimi mes meje që jam budallaqe dhe argëtuese në të vërtetë, dhe njerëzit që mendojnë se unë jam një peshkope serioze. Unë nuk jam person shumë privat në të vërtetë, do të të them çdo gjë, por në publik ishte e qartë që herët se nëse u thua njerëzve sa e rezervuar je, privatësia jote repektohet më shumë. Vendosa një barrierë që të ishte ‘unë s’do të bëj sete fotografike me fëmijët e mi’”, përfundon Natalie./tvklan.al