E kemi njohur si “Sulltan Alaaddin” në serialin më të ndjekur historik, “Ertugrul”. Por aktori Burak Hakki ka edhe një pasion tjetër të madh, tokën.

Herë pas herë 47-vjeçari arratiset nga Stambolli i zhurmshëm për në Gelibolu në ngushticën e dardaneleve, ku ka krijuar një fermë dhe kultivon prodhime organike.

Pasioni i madh për tokën e ka kapluar pasi i lindi një djalë në vitin 2008. Asokohe ai bleu një arë prej 35 dynymësh në Gelibolu, në ngushticën e Dardaneleve.

“Të merrem me tokën me qetëson. Në vitin 2008 më lindi djali, Ruzgari. Qëkur ka lindur ai kam dashur të bëj diçka për të ardhmen e tij. Të njëjtin vit bleva këtë arë. Familja ime prej 20 vitesh jeton në Gelibolu. Ndërsa prej 10 vitesh merremi edhe me bujqësi dhe e shijojmë shumë”, tha Burak Hakki, në një intervistë për “Bereket Tv”.

Herë pas here aktori shpërndan foto edhe në rrjetet sociale nga jeta e tij e përditshme në arë./tvklan.al