Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga policia e qytetit të Korçës. 37-vjeçari ka kanosur me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Në pranga ka rënë E.L, 37 vjeç, banues në Korçë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

“Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi./tvklan.al