Shteti nuk po bëhet dot familja e tyre. Jetimët shpresojnë tek barazia, ndaj në drekën humanitare të fundvitit kanë ftuar katër presidentët e vendit që t’i njohin jashtë ekranit dhe ata t’i shohin që janë shumë. Por nuk i kanë mbledhur dot Ramiz Alinë dhe Sali Berishën.

Të vetmit që iu përgjigjen ftesës janë Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu. Megjithëse vonë, fëmijët falin ata që i sollën në jetë dhe nuk patën mundësi t’i rrisnin; falin ata që i shohin përditë dhe nuk i mbështesin, por edhe ata që i përmendin vetëm në fushata elektorale. Për klasën politike shoqërore ka amnisti dhe fëmijët e paraqesin këtë amnisti për ta firmosur dy presidentët në shenjë mirëkuptimi për një të ardhme më të sigurt.

Dreka e madhe humanitare e organizuar nga Instituti Kombëtarë i Integrimit të Jetimëve kishte ngjyra festive, por edhe supriza. Katër foshnje të porsalindura edhe të braktisura janë sjellë në festë nga drejtuesi i maternitetit.

“Prekme që të rritem, folme që të mësoj, vështromë që të lulëzoj dhe kështu unë do të bëhem ai që duhet. Nëse e gjithë shoqëria jonë do t’i mbajë sytë te këta fëmijë, kështu siç jemi sot dhe një çikë më gjerë, atëherë këta fëmijë do të rriten të shëndetshëm. Këtyre do t’u kthehet buzëqeshja e munguar vite më parë dhe kështu do të integrohen në jetën e përditëshme dhe nuk do ta ndiejnë atë humbje të madhe siç është rritja pa prindër,”-tha drejtuesi i jetimores.

Jetimë të gjakmarrjes, fëmijë të policëve të vrarë e romë u shoqëruan dhe u mbështeten nga yjet e sportit shqiptarë ndër vite, por edhe nga drejtues të lajmeve në televizionet shqiptare. Një kuti humanitare mblodhi kontributin e të ftuarve që pritet tu shkojë femijëve të braktisur./tvklan.al