Këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, janë ftuar dy nga çiftet që mbërritën në finalen e “Love Island Albania”, Aleksandros & Erida dhe Everaldo & Aishah.

Mesa duket gjërat po shkojnë shumë mirë mes Everaldos dhe Aishës, sepse ata jo vetëm që kanë nisur bashkëjetesën, por kanë bërë plane për të ikur edhe për në Amerikë e për të takuar familjen e saj së bashku.


Everaldo: Faktikisht kemi pak ditë që jemi jashtë. Po marrim pak veten. Jemi shumë mirë. Nuk e di, e çuditshme se tani jemi edhe në shtëpi vetë.

Katerina Trungu: Po rrini bashkë?

Everaldo: Po dhe është shumë e lezetshme gjëja.

Aishah: Për here të parë ne po rrijmë bashkë jashtë, në një shtëpi. Jemi takuar me mamin.

Ermelinda Ndoja: Si e kanë pritur familjarët tuaj? Ishte reagimi i tyre i parë pas daljes.

Aishah: Shumë mirë, deri tani vetëm mami e ka takuar Aldon.

Ermelinda Ndoja: Mami në fakt ishte edhe në mbrëmjen e së dielës në spektakël.

Aishah: Po, ajo është këtu në Tiranë dhe kemi kaluar kohë me atë. Kemi folur për të gjitha eksperiencat dhe lidhjen që kemi, por për babin, motrat dhe vëllain, janë shumë krenarë dhe të lumtur për mua.

Ermelinda Ndoja: Edhe për zgjedhjen që ke bërë, patjetër.

Aishah: Po, kanë besim tek unë për të zgjedhur një person të mirë për veten. Janë shumë të entuziazmuar për t’u takuar me Aldon edhe ai do vi me mua në Amerikë për t’u takuar me familjen.

Ermelinda Ndoja: Por ti me familjen e Everaldos do takohesh? Je takuar?

Aishah: Po patjetër.

Everaldo: Familja ime direkt filloi: ‘Sillu mirë, përkrahe, mos u sill keq’. Edhe po ia tregoj mesazhet që t’i besojë se ndonjëherë kur i dëgjon thua nuk është ashtu. /tvklan.al