Tre vajza shqiptare që kanë ndërtuar të ardhmen e vet në Itali vijnë në vendlindje për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Elona, pedagoge në Univeraitetin “Tor Vergara” të Romës, Brisilda- konsulente financiare dhe Denisa, modele, na ftuan në dasmat e tyre njëra më e bukur se tjetra.

Çifti që hap episodin e kësaj të diele rrëfejnë mirëfilli një histori suksesi. Elona vjen nga Tepelena, ndërsa Mario nga Leskoviku. Studimet universitare i bashkuan për tu bërë edhe ambicia më e madhe e tyre në jetë. Ata u njohën në Tiranë, por, sot janë pedagogë në Universitetin e Romës “Tor Vergata”. Elona në Fakultetin e Ekonomisë, ndërsa Mario në atë të Inxhinierisë Kimike.

Denisa dhe Elsoni janë çifti i dytë që do prezantohet këtë të diel. Denisa është një nuse jo si të tjerat. Ajo vjen nga bota e modelimit. Palestra është pasioni i saj i madh. Por deti dhe Durrësi janë dy dashuri që nuk krahasohen… Pikërisht atje, në muzgun e një mbrëmjeje gushti, Denisa do të njihte dashurinë e jetës së saj, Elsonin!

Një fëmijë i humbur në plazh, në buzëmbrëmje, është makthi më i madh i çdo të rrituri. Edhe Elsoni me këtë makth po kërkonte mbesën e vogël 2-vjeçare. Kur e gjeti në një çadër, diku 200 metra larg të vetës falenderoi Zotin! Dhe në fakt nuk ishte falenderimi i vetëm që duhej të bënte. Mbesa vogëlushe, atë natë, u bë simboli i dashurisë së jetës… Ajo kishte përfunduar në çadrën e Denisës…

Brisilda dhe Arturi janë çifti qè mbyll prezantimet për kètë episod… Ata jetojnë në Itali dhe janë prindër të Bryanit 3-vjeçar.

Por historia e dashurisë së tyre është mjaft interesante. Brisi, jetonte në Itali dhe studionte për ekonomi në Universitet. Por, nuk ishte aq e mirë në matematikë ndaj herë pas here vinte në Tiranë tek të afërmit dhe ndiqte në një nga Universitetet private konsultime. Në pushimet mes konsultave, ulej e vetmuar të pinte kafenë në kafenenë universitare. Atje ajo bie në syrin e kamarierit simpatik që bën ç’është e mundur t’i tërheqë vëmendjen, dhe jo pa rezultat… Një çift simpatik dhe me mjaft pozitivitet.

Atmosfera të shkëlqyera dasmash dhe finale shumë e bukur, por në fund ka vetëm një çift fitues. Elona dhe Mario moren vlerësimet nga nuset konkurente dhe e fituan këtë garë./tvklan.al