Ardioni përveçse ka ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, për t’i bërë shokut të tij të fëmijërisë Burimit një surprizë, ai ka treguar se dëshiron të bëjë një bamirësi, duke ndihmuar një familje në nevojë. Pas një telefonate me Pediatrinë e Tiranës, ata zbuluan se kush fëmijë dhe familje ka nevojë për para për mjekim të vazhdueshëm dhe ata zbuluan një familje në kushte të vështira. Në studio ka ardhur vetëm babai i fëmijës, ndërsa bashkëshortja dhe vajza qëndrojnë në prapaskenë.

Kleson: Unë vij nga fshati Adriatik i Kurbinit.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën tënde.

Kleson: Jeta ime ka qenë shumë e vështirë pas vdekjes së nënës nga një aksident tragjik që ka bërë babi me makinë. Unë kam qenë 11 vjeç në atë kohë, dilja për peshkim për të marrë ndonjë të ardhur dhe i çoja bukë babit tek burgu. Faji ishte i tjetër kujt, por e futën dhe babin pa të drejtë. Ne kemi qenë 3 fëmijë, 2 vëllezër dhe 1 motër.

Ardit Gjebrea: 11 vjeç ti vjen në Tiranë për të siguruar më shumë para.

Kleson: Në atë kohë kam ndenjur tek halla ime dhe kam shitur paketa, orbita, karta telefoni nëpër rrugët e Tiranës. Më pas u martova.

Ardit Gjebrea: Dhe vjen në jetë vajza jote?

Kleson: Po ishte momenti më i lumtur si çdo prind. I vura emrin e nënës, Trëndelina. Kur mbush moshën 1 vjeç, papritmas e shohim që nuk po lëvizte fare. E sollëm tek një doktor në Laç tek një doktor dhe na tha që duhet ta çojmë në Tiranë tek një specialist. Doktor Aurel Vulën e falenderoj nga zemra sepse me mundësitë e veta na ka mbuluar shumë shpenzime. Ilaçet kur nuk i kemi pasur kushtet për t’i blerë, na i ka paguar ai nga xhepi i vetë.

Ardit Gjebrea: Çfarë kishte vajza?

Kleson: Vajza na thanë që kishte një sëmundje artrit reumatoid dhe i preku kupën e gjurit dhe i mblidhte ujë derisa doktori e solli në terezi. Pas shumë kohësh, u përmirësua dhe filloi të ecte. E solla me vete dhe sot këtu dhe ecte me shumë vështirësi.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është vajza sot?

Kleson: Vajza mbush 6 vjeç tani.

Ardit Gjebrea: Ta kesh me jetë, ajo ka ende vështirësi, duhet të mjekohet, i duhen ushtrime, i duhet gjithçka, bën 4 gjilpëra në muaj dhe sa kushton një gjilpërë?

Kleson: Shkojnë tek 100 mijë lekëshi në muaj. Siç më ka treguar doktor Aureli deri në moshën 14-15 vjeç duhet të shohim nëse ka ndonjë përmirësim dhe të fitojë imunitet.

Ardit Gjebrea: Sikur mos mjaftonte kjo vështirësi në jetën tuaj, juve ju dëmtoi dhe tërmeti dhe patët probleme dhe me strehimin.

Kleson: Po, një muaj falë kishës së Urzit na sollën një kontinier që nuk kishte as drita, as ujë. E kam vendosur në tokën time, i kam bërë thirrje atyre që të mos na sjellin drita ose ujë.

Pasi dëgjon historinë e Kleson, Ardioni i thotë se nga sot e tutje mund ta shohë si pjesëtar të familjes dhe i dhuron një zarf me 5 mijë $ të cilat do shkojnë për kurimin e vajzës. Ardioni shpreson që herës tjetër të lerë të holla për shërimin e vajzës së tij. /tvklan.al