Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Hamide Kajmaku 62 vjeç e cila jeton në Durrës së bashku me bashkëshortin e saj, djalin dhe nusen. Hamide prej vitesh shet gazeta në rrugët e qytetit bregdetar. Me shumë sakrifica ajo siguron bukën për familjen e saj. Bashkëshorti i Hamides është 65 vjeç ,ai mundohet të punojë ,por herë gjen punë e herë jo. Dy të moshuarit jetojnë me qira .Gruaja vjen në studio për të birin. Djali i Hamides vuan nga anemia e theksuar dhe gjithashtu prej vitesh ka humbur shikimin në masën 80%. Hamide është interesuar për tq marrë Kemp, por i kanë theënë se i biri është në gjendje për të punuar edhe pse sheh vetëm 20%. Hamideja ka bërë apel për ndihmë, të gjeje një punë për te birin.

Mirela Milori: Kur ke nisur të shesësh gazeta?

Hamide: Ka 10 vite. Kur isha më e re punoja nëpër lokale, isha e fortë. Kur u bëra 52 vjeç, s’kisha fuqi dhe u largova nga lokalet.

Mirela Milori: Çfarë pune bëje në lokale?

Hamide: Pastruese, laja enët tek kuzhina. Ika nga andej dhe fillova gazetat sepse i kishim gazetat afër, ishim në shtëpi me qira afër gazetave. Gazetat i merrja me të drejtë kthimi, sa të kesh fuqi të shesësh. Në fillim ka pasur shumë gazeta dhe shisja 13 mijë lekë i merrja në ditë në atë kohë, ishte koha e Saliut. Tani vitet janë më të vështira, gazetat nuk blihen, njerëzit janë pa punë. Unë më shumë se 30 gazeta në ditë nuk shes. Unë i shes nëpër rrugë, vetëm ec nëpër lokale, i shkoj njerëzve nëpër tavolina dhe i them kush do gazeta. Filloj nga ora 4 e mëngjesit pastaj në orën 5 e 30 vijnë gazetat në Durrës, i marrim secili të vetat dhe ikim i shpërndajmë aty ku kemi pikat tona.

Hamide tregon se bën rreth 4 orë rrugë në këmbë dhe kur shkon ora 12:00-13:00 shkon në shtëpi.

Mirela Milori: Si e shikon, do vazhdosh të shesësh më gazeta?

Hamide: Jo, do shes derisa të më lejë takati.

Mirela Milori: Vetë lexon gazeta?

Hamide: Po i lexoj. Lexoj ndonjëherë horoskopin si do më ecë dita.  

Ndër të tjera Hamideja flet edhe për djalin e sa, si e kuptuan që kishte probleme me shikimin dhe çfarë bënë.

“Fatbardhi me syze shikon vetëm 20%. Kur ishte në klasën e 8 e pamë që po i shikonte gjërat nga afër dhe e çuam tek doktori, i dha syze. E mbajta me syze, filloi duke u rritur dhe unë kërkova Kemp, por nuk më ndihmonte njeri. Më thanë që duhet të qërohet krejt që të marrë kemp dhe unë thashë më mirë të qëndrojë kështu se sa të qërohet krejt, është me keq”, është shprehur Hamide. /tvklan.al