Zonja e Parë amerikane Jill Biden do të marrë librin e saj komik biografik, duke i’u bashkuar zëvendës-Presidentit të SHBA-së Kamala Harris, murgeshës Nënë Tereza dhe yllit Dolly Parton në seritë komike të Tidal Wave “Forca Femërore”.

Biden, e cila prej kohësh është edukatore për familjet ushtarake, kolegjet e komunitetit dhe arsimin e grave, është shtesa më e fundit në serinë komike biografike, kushtuar grave frymëzuese.

Edukatorja 69-vjeçare do të jetë subjekt i 22 faqeve “Forca Femërore: Jill Biden”, botim që do të dalë i printuar dhe online në 7 Prill.

Subjektet e mëparshme përfshijnë gjithashtu ish-Zonjën e Parë të SHBA Michelle Obama, këngëtaren Cher dhe aktoren Betty White.

Ne besojmë se është e rëndësishme për lexuesit të kenë modele frymëzuese, për të mësuar rreth individëve të jashtëzakonshëm që kanë kapërcyer sfidat për të bërë një ndryshim në botë,” tha Tidal Wave Comics në një deklaratë./tvklan.al