Djemtë rezultuan fatlumë gjatë programit “Love Story” këtë të hënë. Të tetë morën trëndafila nga fronistja e re, e cila tha se do që t’i njohë të gjithë djemtë aty.

“Unë nuk kam marrë 1 trëndafil sot, por kam marrë 8 trëndafila sepse dua t’i njoh të gjithë çunat këtu”, tha Aiden.

Trëndafilin e Aidenit e pranoi edhe Viliani.

Për këtë arsye, Daniela nuk zgjodhi asnjë prej djemve të tjerë tha se “nuk ia vlen që t’ia japë dikujt”.

Ndërkohë Jonny do të vijojë takimin me Sellmën. Ai i kërkoi falje Edës, pasi kishte menduar t’ia jepte asaj trëndafilin këtë javë, por u shpreh se duhet të rregullojë diçka me Sellmën.

“E kisha menduar gjithë javën dhe e kisha zgjidhur, më fal Eda, por këtë javë nuk ta jap dot. Do ia jap Sellmës sepse duhet të rregulloj diçka”, tha Jonny.

Kristi nga ana tjetër zgjodhi që t’ia jepte trëndafilin Marinelës./tvklan.al