Lajme të  mira  vinë  nga  shtëpia  e modës  Gucci, për  dashamirësit  e  kafshëve. 

Ata   do  të  heqin  dorë  nga  punimet  më lëkurën  e kafshëve, duke  iu  bashkuar iniciativës së marrë nga Armanin,  Stella McCartney dhe Net a Porter. Gucci është zotuar se nuk do të përdorë më gëzofin e vërtetë, gjë qe e kanë bërë realitet që në koleksionin verë 2018.

Presidenti Marco Bizzari njoftoi se marka nuk do të përdorë më kurrë lëkurë qeni, dhelpre, lepuri apo ndonjë kafshe tjetër.

Të kesh përgjegjësi shoqërore është një nga vlerat thelbësore të Gucci dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi të bëjmë më mirë për mjedisin dhe kafshët”

, tha Marco.

Ai shpreson se kjo do të ndihmojë të frymëzojë inovacionin dhe të rrisë ndërgjegjësimin, duke ndryshuar industrinë luksoze të modës për të mirë. Rreth 100 milionë kafshë në botë vriten vetëm për krijimet e industrisë së modës.

Kështu shpresojmë që të gjitha industritë të ndjekin shembullin e Gucci. 

Burimi: Klan Plus