Edhe pse në Met Gala e këtij viti, të ftuarit zgjodhën përgjithësisht trendet minimaliste të thonjve, disa yje e zbatuan temën “Superfine: Tailoring Black Style” deri në detaje.
Ego Nwodim ishte një prej tyre, e cila zgjodhi thonj me kopsa.
Komediania debutoi në mbrëmjen më të madhe të modës e veshur me një kostum me tri pjesë nga Christopher John Rogers.

Kostumi kishte një prerje elegante, me xhaketën që krijonte pala duke i dhënë tjetër dimension pamjes së saj. Manikyri binte gjithashtu në sy pasi nxirrte në pah kopsat 3D në mëngët e aktores, të cilat kishin ngjyrat e ylberit. Besojeni ose jo, por kjo s’është hera e parë që një i famshëm përdor kopsat në thonj.

Këtë vit pamë edhe “thonjtë xhins” ku ngjyrat imitonin copën. Në prill, Doechii përdori kopsat për thonjtë e saj gjatë një performance.
Por a janë thonjtë me kopsa trendi i kësaj vere?

Sipas estetistes Betina Goldstein e cila realizoi thonjtë e Nwodim, përgjigjja është po.

Trendi është i thjeshtë për t’u realizuar dhe vendos në fokus elementët 3D që këtë verë janë shumë në modë. Nëse doni t’i jepni nota sa më personale, mund të zgjidhni vetë kopsat dhe t’ia jepni estetistes./tvklan.al