Shumica e bizneseve po e zbatojnë ligjin

Shumica e bizneseve në kryeqytet, si supermarket apo dyqane, i kanë zëvendësuar qeset e holla plastike me letra dhe qese mbi 70 mikron.

Ligji që ndalon përdorimin e qeseve të holla, të pariciklueshme ka hyrë në fuqi në 1 Qershor, duke bërë që bizneset të marrin masa për t’u pajisur me qese të trasha, 70 mikron.

Tregtarët thonë se ndonjëherë qyetarët reagojnë pasi qeset mbi 70 mikron jepen me pagesë. Por megjithatë ka ende biznese, edhe pse sporadike që vazhdojnë të përdorin qeset e holla, në kundërshtim me ligjin.

Qershori ka shërbyer si një faze tranzitore për të sensibilizur subjektet dhe qytetarët në lidhje me përdorim e qeseve mbi 70 mikron dhe nga 1 Korriku, tregtarët që do të kenë në përdorim qese të holla do të gjobiten.

Këtë gjë e ka vënë në dukje edhe Kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka përgëzuar ata që tashmë e kanë vënë në zbatim ligjin për qeset dhe ka rikujtuar se në 1 Korrik do të nisë ndëshkimi.

Ligji parashikon që çdo person që hedh në treg, prodhon apo importon qese plastike nën 70 mikron do gjobitet me 500 mijë lekë. Në  rast të përsëritjes, gjoba do të shkojë deri në 1.5 milionë lekë deri në heqje të  licensës për prodhuesit.

Tv Klan