Kryeministri Edi Rama ka publikuar 13 shërbimet e reja elektronike me pagesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që mund të paguhen pa qenë e nevojshme për të shkuar nëpër zyra institucionesh. Ky shërbim u mundëson bizneseve të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore, duke shkurtuar kohë, radhë të gjata dhe reduktim për korrupsionin. 

Lajmi kreu i qeverisë e bëri të ditur në rrjetin social Facebook:

Statusi i plotë:

Çdo ditë një hap në rrugën për SHQIPERINE QE DUAM🇦🇱🇪🇺

Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës👍

Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

2. Tatim i Lojërave të Fatit

3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

4. Tatim i Mbajtur në Burim

5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar

6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

7. Tatim Fitimi

8. Tatim mbi të Ardhurat Personale

9. Taksat Kombëtare

10. Tarifat Kombëtare

11. Renta minerare

12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

13. Detyrime globale/Penalitetet

Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin👐

/tvklan.al