Blogerja dhe stilistja, Katerina Zoto ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan për të treguar për dasmën e saj të pazakontë. Ajo në dasmën e saj nuk ka veshur një apo dy fustane por ka ndryshuar plot 13 fustane nusërie. Katerina tregon se fillimisht ajo nuk i kishte ndier emocionet e dasmës dhe mendoi të bënte shumë fustane, pasi dasmën po e shikonte edhe si ‘formë për biznes’, ku mund të shiste disa fustane të koleksionit të saj të ri ‘Aheng’, por duket se pas dasmës ka ndryshuar mendim.
“Tre a katër nga fustanet jo vetëm që nuk do i shes, por do i fus t’i ruaj në sënduk”, tha ajo.
Gjithashtu stilistja tregon edhe rastësinë e çuditshme që e lidh me numrin 13, të cilin e konsideron numër fati. Datëlindja e partnerit të saj është në datë 13, ka 13 vite e dashuruar, dasmën e bëri në datë 13 Gusht dhe në të veshi 13 fustane nusërie të veshur prej saj.
Katerina Zoto: E kam filluar këtë koleksion fillimisht për t’i ardhur në ndihmë punës sime dhe e shikoja dasmën mes dasmës dhe biznesit, me idenë për t’i shitur për vazjat e tjera. Mendoja se nëse dikush i kërkon fustanet do i shisja, cilindo, mund të shkoja dhe me tutu në dasmën time se nuk më kishin kapur emocionet dhe nuk e dija ç’ishte dasma.
Rudina Magjistari: Tani ka ndryshuar, je më e afeksionuar me to, fakti që janë lidhur me emocionet e tua personale?
Katerina Zoto: Mendoj se po. Për të shitur nuk bëhet fjalë të paktën 3-4 që mund të jenë të preferuarit, por mendoj të bëjë një sënduk druri dhe t’i ruaj./tvklan.al